Shperndaje në Facebook.

Bëji tag shoqes single, në këtë fshat shqiptar gjithë djemtë janë beqar

Përpos problemit se ka mbetur një fshat i braktisur, me rrugën e pashtruar prej 5 km, me pluhur në verë, baltë në dimër, të harruar dhe me një jetesë të vështirë për shkak të këtyre kushteve, banorët e fshatit Shegas të Lushnjes kanë edhe një hall tjetër.

Ata shprehen për “Top Channel” se për shkak të rrugës së pashtruar, në Shegas nuk vijnë nuse për djemtë e fshatit dhe ata kanë mbetur pa martuar.

“Na ngelën djemtë pa martuar. Nuk na vijnë nuset. Vajzat e shkreta na i marrin. Na kanë ngelën nipërit pa martuar”, shprehen banorët.

“Jetesa është shumë e vështirë, këtu vdes. Nuk vjen dot as me makinë. Nëse kemi ndonjë të sëmurë e transportojmë me karroca dore. Të gjitha i mbajmë në krah. Po ngordhin edhe gomarët. Jemi të harruar”, thonë banorët.

Shperndaje në Facebook.